Rrëzohet me motoçikletë në Gostivar, 49-vjeçari përfundon në spital

Një 49-vjeçar nga Gostivari ka përfunduar për trajtim mjekësor pasi është rrëzuar me motoçikletë në afërsi të kishës “Shën Petka” në Gostivar. Sipas njoftimit të policisë, më 10 shtator 2026, rreth orës 12:50, në Departamentin e Policisë...

shtator 11, 2026 - 15:30
Rrëzohet me motoçikletë në Gostivar, 49-vjeçari përfundon në spital

Një 49-vjeçar nga Gostivari ka përfunduar për trajtim mjekësor pasi është rrëzuar me motoçikletë në afërsi të kishës “Shën Petka” në Gostivar.

Sipas njoftimit të policisë, më 10 shtator 2026, rreth orës 12:50, në Departamentin e Policisë në Gostivar është raportuar nga Qendra Mjekësore e Gostivarit se H.S. (49) ishte paraqitur për t’i ofruar ndihmë mjekësore.

Sipas raportimit, ai kishte pësuar lëndime gjatë rrëzimit nga motoçikleta “Yamaha”, me targa të Gostivarit.

Pas kontrolleve të kryera është konstatuar se 49-vjeçari e kishte drejtuar motoçikletën pa e pasur të kryer provimin për shofer.

Me udhëzim të Prokurorit Publik, motoçikleta është konfiskuar, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.

Flaka

The post Rrëzohet me motoçikletë në Gostivar, 49-vjeçari përfundon në spital appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.