Rritet dukshëm dalja në balotazhin e Bërvenicës, afro 9.3 pikë përqindjeje më shumë se në raundin e parë
Dalja e votuesve në rrethin e dytë të zgjedhjeve të jashtëzakonshme lokale në Komunën e Bërvenicës shënon rritje të konsiderueshme në krahasim me raundin e parë. Sipas të dhënave të përpunuara nga 100% e vendvotimeve, deri në orën 17:00 ...
Dalja e votuesve në rrethin e dytë të zgjedhjeve të jashtëzakonshme lokale në Komunën e Bërvenicës shënon rritje të konsiderueshme në krahasim me raundin e parë.
Sipas të dhënave të përpunuara nga 100% e vendvotimeve, deri në orën 17:00 kanë votuar 7.902 qytetarë, apo 48,64% e votuesve me të drejtë vote.
Kjo përfaqëson një rritje prej 9,3 pikë përqindjeje krahasuar me raundin e parë, kur deri në të njëjtën orë kishin votuar 39,34% e votuesve.
Megjithatë, krahasuar me balotazhin e zgjedhjeve lokale të vitit 2025, dalja e deritanishme është pak më e ulët, me një diferencë prej 0,23 pikë përqindjeje.
Rritja e pjesëmarrjes në këtë raund të dytë tregon mobilizim më të madh të elektoratit krahasuar me raundin e parë, ndërsa mbetet të shihet se si do të përkthehet kjo dalje në rezultatin përfundimtar të garës për kryetar të Komunës së Bërvenicës.
Më poshtë, infografiku paraqet krahasimin e pjesëmarrjes së votuesve në tri proceset zgjedhore. Gazeta Flaka
The post Rritet dukshëm dalja në balotazhin e Bërvenicës, afro 9.3 pikë përqindjeje më shumë se në raundin e parë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.