Rritet pjesëmarrja në zgjedhjet në Bërvenicë, deri në orën 9:00 votuan 3,98% e qytetarëve
Dalja në votime në raundin e dytë të zgjedhjeve të parakohshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës deri në orën 9:00 është 3,98 për qind, njoftoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ). Sipas të dhënave të para, votën e tyre e kanë shfryt...
Dalja në votime në raundin e dytë të zgjedhjeve të parakohshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës deri në orën 9:00 është 3,98 për qind, njoftoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ).
Sipas të dhënave të para, votën e tyre e kanë shfrytëzuar 646 qytetarë, që paraqet rritje prej 1,52 pikë përqindjeje krahasuar me raundin e parë, më 18 tetor, kur deri në të njëjtën orë kishin votuar 2,46 për qind e votuesve.
Vendvotimet janë hapur në orën 7:00 dhe procesi zgjedhor po zhvillohet në atmosferë të qetë.
Në zgjedhjet e sotme, 16.256 qytetarë me të drejtë vote zgjedhin mes dy kandidatëve për kryetar të Komunës së Bërvenicës.MIA
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.