Rrugët e Maqedonisë marrin ende jetë: 84 të vdekur për dhjetë muaj, synohet përgjysmimi i viktimave

Në dhjetë muajt e parë të vitit 2026, në aksidente trafiku në Maqedoninë e Veriut kanë humbur jetën 84 persona, kundrejt 117 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Pra, 33 viktima më pak. Strategjia Kombëtare për Sigurinë në Komunikacio...

Nëntor 4, 2026 - 15:00
Rrugët e Maqedonisë marrin ende jetë: 84 të vdekur për dhjetë muaj, synohet përgjysmimi i viktimave

Në dhjetë muajt e parë të vitit 2026, në aksidente trafiku në Maqedoninë e Veriut kanë humbur jetën 84 persona, kundrejt 117 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Pra, 33 viktima më pak.

Strategjia Kombëtare për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor 2026–2030 parasheh përgjysmimin e numrit të viktimave deri në vitin 2030, krahasuar me vitin 2024.

Gjatë 35 viteve të fundit, në rrugët e vendit kanë humbur jetën mesatarisht rreth 150 persona në vit.

Ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski, tha se ulja e viktimave lidhet me ndërgjegjësimin e qytetarëve dhe masat parandaluese të institucioneve.

Strategjia synon rritjen e sigurisë rrugore përmes edukimit, parandalimit dhe teknologjive moderne, me objektivin përfundimtar zero viktima në trafik.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.