Rusia sulmoi Ukrainën gjatë natës afër Kievit, tre të vrarë, përfshirë një fëmijë

Të paktën tre persona, përfshirë një fëmijë, janë vrarë në sulmet ruse gjatë natës pranë kryeqytetit ukrainas, Kievit. Në orët e para të së shtunës, raketat goditën në lindje të kryeqytetit, ndërsa dëshmitarët raportuan se dëgjuan shpërthi...

gusht 8, 2026 - 09:30
Rusia sulmoi Ukrainën gjatë natës afër Kievit, tre të vrarë, përfshirë një fëmijë
rusia-sulmoi-ukrainen-gjate-nates-afer-kievit,-tre-te-vrare,-perfshire-nje-femije

rusia-sulmoi-ukrainen-gjate-nates-afer-kievit,-tre-te-vrare,-perfshire-nje-femije

Të paktën tre persona, përfshirë një fëmijë, janë vrarë në sulmet ruse gjatë natës pranë kryeqytetit ukrainas, Kievit.

Në orët e para të së shtunës, raketat goditën në lindje të kryeqytetit, ndërsa dëshmitarët raportuan se dëgjuan shpërthime të fuqishme, vetëm disa ditë pasi sulmet në të gjithë Ukrainën lanë 21 persona të vrarë.

Mbetjet e raketave dëmtuan ndërtesa banimi dhe makina, ndërsa një zjarr shpërtheu në një ndërtesë tjetër, tha kreu i administratës ushtarake të rajonit, Timur Tkachenko. Ai shtoi se tre persona të tjerë u plagosën nga sulmet me raketa balistike.

Ekipet e emergjencave po përballeshin gjithashtu me zjarre në një ndërtesë dhe në një rezervuar karburanti në Kiev, shkroi kryetari i bashkisë, Vitali Klitschko, në Telegram, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës (DSNS) publikoi fotografi që tregonin garazhe, një biznes dhe një ndërtesë në flakë, duke shtuar: “Numri i viktimave po përcaktohet”.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbërritur në kryeqytetin serb, Beograd, për vizitën e tij të parë, pasi ka shprehur shqetësime për aftësinë e Ukrainës për t’u mbrojtur nga sulmet me raketa ruse, për shkak të pakësimit të rezervave të raketave interceptuese.

Zelensky po përpiqet të sigurojë mbështetje më të gjerë për Ukrainën, por presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka refuzuar të vendosë sanksione ndaj Rusisë.

Serbia po përpiqet të anëtarësohet në Bashkimin Europian dhe ka ofruar ndihmë për Ukrainën, si dhe ka premtuar se do ta ndihmojë në rindërtimin e vendit pas luftës.

Dy liderët pritej të diskutonin për lidhjet ekonomike, marrëdhëniet me BE-në dhe çështjet e sigurisë në Beograd.

Në fillim të javës, Zelensky tha se vonesat në marrjen e sistemeve kundër raketave balistike nga partnerët po çojnë në “viktima dhe shkatërrime të tmerrshme”, duke thënë se një kapacitet më i fortë interceptues “mund të kishte shpëtuar jetë” në sulmet e fundit vdekjeprurëse.

Më vonë, presidenti tha se furnizimi me raketa interceptuese nga aleatët ishte “reduktuar ndjeshëm” këtë vit.

Kjo ndodhi pasi Ukraina goditi dy rafineri nafte në thellësi të territorit rus, si dhe anije të lidhura me Moskën në Detin e Zi. Zelensky tha se sulmet kishin për qëllim kufizimin e të ardhurave nga nafta që Rusia përdor për të “financuar” luftën në Ukrainë.

Bisedimet e fundit të ndërmjetësimit kanë dështuar, duke çuar në përshkallëzim të sulmeve nga të dyja palët.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.