“Safe City” triumfon në Dubai: Projekti i Maqedonisë shpallet më i miri për sigurinë në trafik!
Projekti “Safe City” (Qyteti i Sigurt) i Maqedonisë së Veriut ka fituar çmimin e parë në kategorinë e sigurisë në komunikacion në Samitin Botëror të Policisë në Dubai. Lajmin e bëri të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski,...
Projekti “Safe City” (Qyteti i Sigurt) i Maqedonisë së Veriut ka fituar çmimin e parë në kategorinë e sigurisë në komunikacion në Samitin Botëror të Policisë në Dubai.
Lajmin e bëri të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, duke theksuar se projekti u përzgjodh në konkurrencë me institucionet policore të Singaporit, Abu Dabit, Dubait dhe Indisë.
Në garë ishin paraqitur mbi 700 nominime nga më shumë se 60 shtete, në 13 kategori të ndryshme.
Sipas të dhënave të MPB-së, nga janari deri në tetor të këtij viti në rrugët e vendit kanë humbur jetën 85 persona, kundrejt 117 në të njëjtën periudhë të vitit 2025, që paraqet ulje prej 27,4 për qind.
Ministri ia atribuoi këtë përmirësim sistemit “Safe City”, kontrolleve të intensifikuara policore dhe masave parandaluese.
Dorëzimi zyrtar i çmimit është paralajmëruar për 18 nëntor në Dubai.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.