Sali: Ali Ahmeti po bllokon një ligj që është pjesë e Marrëveshjes së Ohrit
Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri në Ministrinë për çështje evropiane, Bekim Sali, intervistën e radhës e ka dhënë për emisionin Click Plus. Sali duke folur për Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuatë, ka nënvizuar se ata i kanë...
Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri në Ministrinë për çështje evropiane, Bekim Sali, intervistën e radhës e ka dhënë për emisionin Click Plus.
Sali duke folur për Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuatë, ka nënvizuar se ata i kanë numrat. Por, ka bërë me dije për sjelljet e dyfishta të liderit të BDI-së i cili është duke e bllokuar një Ligj që është pjesë e Marrëveshjes së Ohrit.
“Ne e kemi dëshmuar që i kemi numrat. Ali Ahmeti ka qëndruar deri në ora 2 të mëngjesit në Parlament për të votuar ndryshimin e Ligjit për organizimin e organeve të shtetit. Po i njëjti person me partinë e tij, me deputetët e tij e bllokon një Ligj që është pjesë e Marrëveshjes së Ohrit“, deklaroi Sali.
The post Sali: Ali Ahmeti po bllokon një ligj që është pjesë e Marrëveshjes së Ohrit appeared first on InfoShqip.com.
Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.