Sali: Ditën historike e përmbyllëm me një kafe me Kurtin

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali, ka bërë të ditur se ditën e sotme e ka përmbyllur me një takim të përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe drejtues të VLEN-it. Në takimin e përbashkët kanë marr...

gusht 26, 2026 - 20:00
Sali: Ditën historike e përmbyllëm me një kafe me Kurtin

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali, ka bërë të ditur se ditën e sotme e ka përmbyllur me një takim të përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe drejtues të VLEN-it.

Në takimin e përbashkët kanë marrë pjesë edhe bashkëkryetarët e VLEN-it, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja, si dhe deputeti Bekim Qoku.

“Ditën historike të sotme e përmbyllëm me një kafe së bashku me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkëkryetarët e VLEN-it, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Florian Qehaja, si dhe deputetin në Kuvendin e RMV-së, Bekim Qoku”, ka shkruar Sali.

Ai e ka cilësuar ditën si të mbushur me punë, projekte konkrete dhe hapa të rëndësishëm për të ardhmen.

“Punët vazhdojnë!”, ka përfunduar zëvendëskryeministri i parë Sali. (INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.