Sali mirëpriti studentët e College of Europe për një bashkëbisedim mbi integrimin evropian
Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, mirëpriti studentët dhe ekipin akademik të College of Europe, kampusi i Tiranës, në kuadër të vizitës së tyre studimore në Maqedoninë e Veriut. Gjatë takimit u d...
Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, mirëpriti studentët dhe ekipin akademik të College of Europe, kampusi i Tiranës, në kuadër të vizitës së tyre studimore në Maqedoninë e Veriut.
Gjatë takimit u diskutua për rrugëtimin e vendit drejt Bashkimit Evropian, rëndësinë e reformave dhe mundësitë që integrimi evropian krijon për qytetarët, bizneset dhe të rinjtë.
Sali theksoi se anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet objektiv i qartë strategjik dhe se përkushtimi ndaj reformave vazhdon edhe përballë sfidave politike që ndikojnë në ritmin e procesit. Ai nënvizoi se reformat duhet të sjellin rezultate konkrete për qytetarët, përmes institucioneve më të forta, sundimit të ligjit dhe shërbimeve publike më cilësore.
Në këtë drejtim, u theksua rëndësia e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor dhe Agjendës së Reformave, si instrumente që lidhin reformat me rezultate të matshme, mbështetje financiare dhe mundësi për integrim gradual në Tregun e Vetëm të BE-së.
Takimi ishte gjithashtu një mundësi për shkëmbimin e mendimeve mbi bashkëpunimin rajonal dhe rolin e të rinjve në formësimin e së ardhmes evropiane të Ballkanit Perëndimor. Studentët parashtruan pyetje dhe ndanë perspektivat e tyre, ndërsa përfaqësuesit e Ministrisë kontribuuan me përvojën institucionale në procesin e integrimit evropian.
The post Sali mirëpriti studentët e College of Europe për një bashkëbisedim mbi integrimin evropian appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.