Sali: Të gjitha vendet me të cilat kemi diskutuar shikohet pozitivisht në strategjinë e propozuar për zgjerimin e BE-së
Zëvendëskryeministri dhe ministër i Çështjeve Evropiane, Bekim Sali, i cili është pjesë e delegacionit qeveriar në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork, në një bisedë për MIA-n foli për pritjet nga strategjia e re pë...
Zëvendëskryeministri dhe ministër i Çështjeve Evropiane, Bekim Sali, i cili është pjesë e delegacionit qeveriar në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork, në një bisedë për MIA-n foli për pritjet nga strategjia e re për zgjerimin e Bashkimit Evropian, si dhe për dialogun me Bullgarinë. Sali konfirmoi se pritet zyrtarizimi i strategjisë për zgjerim konform propozimeve të Francës dhe Gjermanisë për integrim gradual të kandidatëve, të cilën e konsideron si hap pozitiv.
“Ai dokument ende është nën pejper, por është mbështetur nga Franca dhe Gjermanis. Kuptohet se në këtë periudhë ishte temë diskutimi edhe ndër anëtarët e tjerë të BE-së, para se të publikohet si dokument zyrtar. E konsiderojmë atë me qëllime të mira dhe që synon mbështetjen e të gjitha vendeve që aspirojnë anëtarësimin në BE. Pres që ai dokument të miratohet, nëse nuk ndryshon strategjia për zyrtarizimin e tij dhe se do të luajë një rol të mirë në përshpejtimin e procesit të eurointegrimit. Të gjitha vendet-anëtare dhe aspirante, në komunikimet që kemi pasur deri më tani, e shohin pozitivisht atë dokument”, deklaroi Sali.
Zëvendëskryeministri e mbështet edhe nismën e kryeministrit Mickoski për përfshirjen e një pale të tretë në bisedimet me Bullgarinë.
“Komunikimi me Sofjen mungon në këtë kohë, por në një moment të caktuar ai duhet të zhvillohet me praninë e një udhëheqësi të një vendi-anëtar ose zyrtarëve nga Komisioni Evropian apo Këshilli Evropian. Konsiderojmë se këto komunikime duhet të jenë të besueshme dhe sigurisht të konfirmuara nga një palë e tretë, duke pasur parasysh ndjeshmërinë dhe rëndësinë e këtyre komunikimeve dhe kontakteve. Ato duhet të mirëpriten nëse mbështeten nga prania e një pale të tretë”, thotë Sali.
Zëvendëskryemnistri thgeksoi se në takimet në Nju-Jork, pala maqedonase ka pasur takime me disa liderë të shteteve të botës, në të cilat i ka transmetuar prioritetet e shtetit dhe përkushtimin e anëtarësimit në NATO, përforcimein e kontakteve dhe bashkëpunimin me SHBA-në, integrimin e plotë evropian.
“Si shtet konfirmojmë edhe një herë të gjitha hapat që i ndërmarrim për anëtarësim të plotfuqishëm, progresi në axhendën reformuese në përputhje me planin e rritjes dhe udhërrëfyesve që i kemi miratuar për sundimin e drejtësisë, për menaxhim të drejtë me administratën publike dhe kuptohet planin aksional për pakica”, deklaroi Sali në një bisedë për MIA-n në Nju-Jork
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.