Salihu: Plan dhe veprime konkrete, jo vetëm politika ditore për Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin
Afaristi i njohur në Itali dhe veprimtari politik me origjinë nga Medvegja, Muharrem Salihu ka theksuar përmes një porosie se takimet e fundit të udhëheqësve politikë të Shqipërisë dhe Kosovës me përfaqësuesit e Luginës së Preshevës, të mos...
Afaristi i njohur në Itali dhe veprimtari politik me origjinë nga Medvegja, Muharrem Salihu ka theksuar përmes një porosie se takimet e fundit të udhëheqësve politikë të Shqipërisë dhe Kosovës me përfaqësuesit e Luginës së Preshevës, të mos mbeten mbeten vetëm në funksion të politikave ditore, përcjell INA.
Ja postimi i tij i plotë:
Është shumë mirë që udhëheqësit politikë të Shqipërisë dhe Kosovës takohen me politikanë dhe përfaqësues të shqiptarëve në Serbi. Këto takime janë të rëndësishme, por nuk duhet të mbeten vetëm në funksion të politikave ditore. Ato duhet të shërbejnë për interesa afat gjate të shqiptarëve që jetojnë në këto komuna dhe të shoqërohen me angazhime ekonomike e veprime konkrete.
Është veçanërisht e rëndësishme që të involvohet edhe faktori ndërkombëtar per forcimin e mirebesimit nderetnik,hartimin dhe mbështetjen e një plani serioz ekonomik për komunat me shumicë shqiptare në Republikën e Serbisë.
Një veprim i tillë do të siguronte nje monitorim te vazhdueshem, investime, vende pune dhe zhvillim, duke përmirësuar ndjeshëm cilësinë e jetës së qytetarëve dhe duke krijuar perspektivë për të rinjtë. Qëllimi duhet të jetë i qartë: shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit duhet t’u krijohen kushte reale për të jetuar ne trevat e tyre”, shkruan Salihu, njëherësh përfaqësues i spikatur i politikës dhe komunitetit shqiptar në Itali. (INA)
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.