Sami Morina zgjidhet kryetar i ri i OEMVP-së

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore ka mbajtur Kuvendin e VI-të Zgjedhor, ku është zhvilluar procedura për zgjedhjen e kryetarit të ri. Në kuadër të procesit zgjedhor, Kuvendi ka zgjedhur Sami Morinën si kryetar të Këshillit Drejtue...

tetor 3, 2026 - 18:30
Sami Morina zgjidhet kryetar i ri i OEMVP-së

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore ka mbajtur Kuvendin e VI-të Zgjedhor, ku është zhvilluar procedura për zgjedhjen e kryetarit të ri.

Në kuadër të procesit zgjedhor, Kuvendi ka zgjedhur Sami Morinën si kryetar të Këshillit Drejtues të OEMVP-së.

Morina do ta udhëheqë Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore për mandatin e ardhshëm katërvjeçar.

Në Kuvend morën pjesë anëtarët e rinj të Kuvendit, Këshillit Drejtues dhe Këshillit Mbikëqyrës të OEMVP-së, si dhe përfaqësues të tjerë të Odës.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.