“Sapo të krijohen kushtet” – VMRO-DPMNE për rikthimin e emrit të vjetër kushtetues

“Sapo të krijohen kushtet” – kjo ishte përgjigjja e deputetit të VMRO-DPMNE-së, Brane Petrushevski, kur u pyet se kur do të rikthehet emri i vjetër kushtetues i shtetit, një premtim që ishte pjesë e fushatës zgjedhore të VMRO-DPMNE-së. P...

shtator 23, 2026 - 12:30
“Sapo të krijohen kushtet” – VMRO-DPMNE për rikthimin e emrit të vjetër kushtetues

“Sapo të krijohen kushtet” – kjo ishte përgjigjja e deputetit të VMRO-DPMNE-së, Brane Petrushevski, kur u pyet se kur do të rikthehet emri i vjetër kushtetues i shtetit, një premtim që ishte pjesë e fushatës zgjedhore të VMRO-DPMNE-së.

Pyetjen në emisionin “Direktno” ia drejtoi anëtari i LSDM-së, Andrej Zhernovski, ndërsa Petrushevski e lidhi realizimin e këtij premtimi me sigurimin e shumicës së nevojshme në Kuvend.

Ai i bëri thirrje Zhernovskit që të flasë me deputetët e tij dhe me deputetët e BDI-së për të siguruar votat e nevojshme.

“Këto janë parakushtet: shumica prej dy të tretash dhe Badenteri.”

Petrushevski tha se rikthimi i emrit i përshtatet politikisht VMRO-DPMNE-së, por shtoi se prioriteti i qytetarëve në zgjedhjet e fundit, sipas tij, ishte programi i partisë dhe projektet e ofruara.

Në debat, ai kritikoi edhe qeverisjen e mëparshme të LSDM-së, duke argumentuar se rezultati zgjedhor ishte pasojë e politikave të saj.

Një pjesë tjetër e debatit iu kushtua Marrëveshjes së Prespës. Petrushevski tha se marrëveshja nuk ishte kusht vetëm për anëtarësimin e vendit në NATO dhe shprehu bindjen se anëtarësimi në Aleancë do të mund të arrihej edhe pa të, nëse do të përmbusheshin standardet e kërkuara.

Ndërkohë, deklarata “sapo të krijohen kushtet” e lë të hapur kohën se kur do të mund të ndërmerrej konkretisht një nismë për ndryshimin e emrit kushtetues. Gazeta Flaka

The post “Sapo të krijohen kushtet” – VMRO-DPMNE për rikthimin e emrit të vjetër kushtetues appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.