Saqipi: Rezultatet u arritën falë përkushtimit, përgjegjësisë dhe punës së përbashkë

Të nderuar qytetarë, Në përmbyllje të këtij viti, ndajmë me ju disa rezultate konkrete të arritura në Qendrën e Shëndetit Publik në Kumanovë, pavarësisht vështirësive serioze financiare dhe sfidave të trashëguara. Gjatë vitit, shumicës së të punësuarve iu është realizuar pagesa e shpërblimit jubilar, si një e drejtë e ligjshme dhe vlerësim për përvojën dhe […]

dhjetor 25, 2025 - 13:00
 0
Saqipi: Rezultatet u arritën falë përkushtimit, përgjegjësisë dhe punës së përbashkë

Të nderuar qytetarë,

Në përmbyllje të këtij viti, ndajmë me ju disa rezultate konkrete të arritura në Qendrën e Shëndetit Publik në Kumanovë, pavarësisht vështirësive serioze financiare dhe sfidave të trashëguara.

Gjatë vitit, shumicës së të punësuarve iu është realizuar pagesa e shpërblimit jubilar, si një e drejtë e ligjshme dhe vlerësim për përvojën dhe kontributin e tyre shumëvjeçar.

Po ashtu, u realizua pagesa e K-15, respektivisht paga e 13-të, si mbështetje e rëndësishme për të punësuarit në kushte të vështira ekonomike.

Një tjetër arritje është sigurimi i vendimeve të punës për katër të punësuar, duke forcuar stabilitetin dhe sigurinë profesionale.

Këto rezultate janë arritur falë përkushtimit, përgjegjësisë dhe punës së përbashkët. Në fund, falënderoj secilin të punësuar për angazhimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë gjithë vitit, si dhe qytetarët për besimin e vazhdueshëm.