Deputetja e VLEN-it, Saranda Imeri Stafai, ka akuzuar AKI-në, Levicën dhe LSDM-në për koordinim në bllokimin e seancës parlamentare, në ditën kur në Kuvend duhej të shqyrtohej pika për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Imeri Stafai ka kritikuar veprimet e këtyre subjekteve politike, duke i akuzuar se në vend të mbështetjes së vendimeve konkrete, zgjedhin bllokimin e punës së Kuvendit.

“Pikërisht në ditën kur në Kuvend duhej të kalonte pika për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, AKI, Levica dhe LSDM u koordinuan për të bllokuar seancën”, ka shkruar deputetja e VLEN-it.

Ajo ka shtuar se këto parti, sipas saj, zgjedhin bllokimin kur bëhet fjalë për vendime me rëndësi, ndërsa më pas publikojnë reagime politike për të tërhequr vëmendjen.

” ”

“Për pushtet e kanë!”, ka përfunduar reagimin Saranda Imeri Stafai.

Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.