SDSM akuzon VMRO-DPMNE-në për manipulim të rezultatit në Bërvenicë: „Kemi 46% më shumë vota se herën e kaluar
Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) ka reaguar ndaj konferencës për media të kryeministrit dhe liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, lidhur me rezultatin zgjedhor në Bërvenicë, duke akuzuar partinë në pushtet se po përpiqet t...
Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) ka reaguar ndaj konferencës për media të kryeministrit dhe liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, lidhur me rezultatin zgjedhor në Bërvenicë, duke akuzuar partinë në pushtet se po përpiqet ta paraqesë rezultatin si historik, ndonëse, sipas SDSM-së, ka shënuar rënie prej më shumë se 13 për qind.
Nga LSDM thonë se VMRO-DPMNE po krahason rezultatet e listave për këshilltarë me ato të zgjedhjes së drejtpërdrejtë të kryetarit të komunës, duke krijuar, sipas tyre, një pasqyrë të pasaktë të rezultatit zgjedhor.
„LSDM ka 46 për qind më shumë vota se herën e kaluar. Kjo është e vetmja e vërtetë“, thuhet në reagimin e partisë.
Nga kjo parti pranojnë se nuk janë të kënaqur me rezultatin e arritur, por theksojnë se e konsiderojnë atë si tregues të rritjes së besimit ndaj udhëheqjes së re të partisë.
Në reagim, LSDM ka drejtuar edhe një sërë akuzash ndaj Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së, duke i lidhur me kriminalitetin, korrupsionin dhe veprimin në interes të qendrave të jashtme të fuqisë. Megjithatë, në komunikatën e publikuar nuk janë paraqitur prova që do t’i mbështesnin këto pretendime.
LSDM e cilëson veten si të vetmen opozitë të vërtetë në vend dhe thotë se do të vazhdojë angazhimin për mbrojtjen e të drejtave të të rinjve, punëtorëve dhe pensionistëve, si dhe për integrimin evropian të Maqedonisë.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.