Seanca konstituive vazhdon në ora 14:00
Vazhdimi i seancës konstituive është caktuar për në ora 14:00. Seanca u ndërpre pasi që deputetët e PDK-së e kanë lëshuar sallën e Kuvendit. Kjo pasi që Vetëvendosja nuk e ka përkrahur kandidaten e tyre për nënkryetare, Vlora Çitaku, duke ...


Vazhdimi i seancës konstituive është caktuar për në ora 14:00.
Seanca u ndërpre pasi që deputetët e PDK-së e kanë lëshuar sallën e Kuvendit. Kjo pasi që Vetëvendosja nuk e ka përkrahur kandidaten e tyre për nënkryetare, Vlora Çitaku, duke abstenuar në votim.
Kryetari i PDK-së, Bedi Hamza tha se nuk do të marrin pjesë më në asnjë seancë, teksa paralajmëroi se rastin do ta dërgojnë në Kushtetuese.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.