Sela, Mickovskit: A mund ta dëshmojë me dokument se eshtë maqedonas?

Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, sonte në emisionin “Debat në SHENJA”, i ka kërkuar publikisht kryeministrit të vendit, Hristijan Mickoskit, që me dokument zyrtar të dëshmojë përkatësinë e tij etnike. “Sot, le të ma dëshmojë me nj...

tetor 19, 2026 - 23:01
Sela, Mickovskit: A mund ta dëshmojë me dokument se eshtë maqedonas?

Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, sonte në emisionin “Debat në SHENJA”, i ka kërkuar publikisht kryeministrit të vendit, Hristijan Mickoskit, që me dokument zyrtar të dëshmojë përkatësinë e tij etnike.

“Sot, le të ma dëshmojë me një dokument prej institucionit Hristijan Mickoski a është maqedon apo jo. Me dokument prej institucioneve të shtetit. Te Jeton Shasivari le të shkojë të marrë. Nuk është në certifikatë të lindjes. E shfuqizoi Gjykata Kushtetuese. Kushtetuta në ndërkohë thotë se shteti identitetin kombëtar. Unë dua nga ky shtet që ma garanton identitetin kombëtar ku kam nevojë të më japë dokument, që unë kam këtë përkatësi etnike”, deklaroi Sela. /SHENJA/


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.