Sela përkujton Arbën Xhaferin në 14-vjetorin e ndarjes nga jeta: Vepra e tij mbetet e gjallë

Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, ka përkujtuar veprimtarin dhe ideologun e shquar politik, Arbën Xhaferin, në 14-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta. Përmes një mesazhi të shpërndarë në rrjetet sociale, Sela ka vlerësuar lart kontr...

gusht 15, 2026 - 16:30
Sela përkujton Arbën Xhaferin në 14-vjetorin e ndarjes nga jeta: Vepra e tij mbetet e gjallë

Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, ka përkujtuar veprimtarin dhe ideologun e shquar politik, Arbën Xhaferin, në 14-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta.

Përmes një mesazhi të shpërndarë në rrjetet sociale, Sela ka vlerësuar lart kontributin e Xhaferit në mbrojtjen e të drejtave dhe dinjitetit të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

“14 vjet pa Arbën Xhaferin

So të gjithë ndjejmë mungesën e tij, figurën e madhe të Arbën Xhaferit – intelektualin, politikanin dhe atdhetarin që la gjurmë të pashlyeshme në historinë e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut dhe jo vetëm.

Një mendje e kthjellët, një zë i mençur e i guximshëm që punoi e veproi për dinjitet, barazi dhe të drejta. Edhe pse nuk është më mes nesh, vepra e tij mbetet e gjallë.

I përjetshëm kujtimi për ty Kryetar,
Prehu në paqë!”, ka shkruar Sela. (INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.