Selena Gomez shkëlqen në paraqitjen e fundit, vëmendje merr unaza e saj 1 milion dollarëshe
Ylli botëror, Selena Gomez u sigura që të gjithë sytë të ishin tek ajo, teksa mori pjesë në Festivalin e 40-të Ndërkombëtar të Filmit në Santa Barbara Në mbrëmjen e mbushur me yje të mbajtur në Teatrin Arlington në Kaliforninë jugore, 32-vjeçarja i hitit Good For You mahniti me një minifustan të strukturuar në të […]
![Selena Gomez shkëlqen në paraqitjen e fundit, vëmendje merr unaza e saj 1 milion dollarëshe](https://lajmpress.org/wp-content/uploads/2023/01/Selena-Gomez1-780x439-1.jpg)
Ylli botëror, Selena Gomez u sigura që të gjithë sytë të ishin tek ajo, teksa mori pjesë në Festivalin e 40-të Ndërkombëtar të Filmit në Santa Barbara
Në mbrëmjen e mbushur me yje të mbajtur në Teatrin Arlington në Kaliforninë jugore, 32-vjeçarja i hitit Good For You mahniti me një minifustan të strukturuar në të bardhë nusërie.
Veshja elegante paraqiste një siluetë të qafës pa mëngë, me një dizajn të frymëzuar nga peplum që imitonte një rrotullim nëpër ijet e saj, shkruan “Daily Mail”, përcjell “Bota sot”.
Ajo zgjodhi një pamje njëngjyrëshe teksa fustanin e kombinoi me taka kremoze.
Sa i përket aksesorëve, Selena vendosi unazën e saj të fejesës me diamant prej 1 milion dollarësh nga Benny Blanco, derisa pozoi për foto në tapetin e kuq.