Sëmundja e lisë te delet zgjerohet në RMV, konfirmohen 64 vatra

Janë konfirmuar 64 vatra të sëmundjes së lisë te delet në Maqedoninë e Veriut, ndërsa pjesa më e madhe e rasteve është regjistruar në Rajonin Lindor. Sipas të dhënave të fundit, 50 vatra janë konfirmuar në Rajonin Lindor, 7 në Rajonin Ve...

shtator 7, 2026 - 19:00
Sëmundja e lisë te delet zgjerohet në RMV, konfirmohen 64 vatra

Janë konfirmuar 64 vatra të sëmundjes së lisë te delet në Maqedoninë e Veriut, ndërsa pjesa më e madhe e rasteve është regjistruar në Rajonin Lindor.

Sipas të dhënave të fundit, 50 vatra janë konfirmuar në Rajonin Lindor, 7 në Rajonin Verilindor, 6 në Rajonin e Vardarit dhe 1 në Rajonin e Shkupit.

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Borçe Serafimovski, u bëri apel blegtorëve që të respektojnë vazhdimisht rekomandimet e institucioneve kompetente, të raportojnë në kohë çdo rast të dyshimtë dhe të mos përdorin pajisje të përbashkëta pa dezinfektim paraprak.

Serafimovski theksoi se sigurimi i vaksinave nuk nënkupton automatikisht nisjen e vaksinimit, pasi vendimi do të merret në bazë të vlerësimit profesional të situatës epidemiologjike, rrezikut dhe pasojave të mundshme veterinare, shëndetësore dhe ekonomike.

Ai bëri të ditur gjithashtu se blegtorët, tufat e të cilëve janë prekur nga sëmundja, do të kompensohen.

Pas paraqitjes së rasteve të lisë te delet dhe dhitë në Komunën e Likovës, Agjencia për Ushqim dhe Veterinari kishte shtuar kontrollet në terren.

Institucionet kompetente aktualisht po zbatojnë masa kontrolluese dhe mbrojtëse rreth fermave të prekura.

Blegtorëve u bëhet thirrje që, në rast të shfaqjes së simptomave, ndryshimeve të papritura te kafshët apo rritjes së numrit të ngordhjeve, të njoftojnë menjëherë shoqëritë veterinare dhe Agjencinë për Ushqim dhe Veterinari. Gazeta Flaka

The post Sëmundja e lisë te delet zgjerohet në RMV, konfirmohen 64 vatra appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.