Serbët pranojnë fajësinë për barrikadat në veri, pas pak vendimi i gjykatës

Ka vazhduar seanca gjyqësore për rastin e barrikadave të vendosura në veri të Kosovës, ndërsa pjesa e seancës tash po zhvillohet vetëm me dy të akuzuarit që kanë pranuar fajësinë. Bëhet fjalë për Dushan Drobaq dhe Milosh Radosavljeviq, të c...

gusht 31, 2026 - 13:30
Serbët pranojnë fajësinë për barrikadat në veri, pas pak vendimi i gjykatës

Ka vazhduar seanca gjyqësore për rastin e barrikadave të vendosura në veri të Kosovës, ndërsa pjesa e seancës tash po zhvillohet vetëm me dy të akuzuarit që kanë pranuar fajësinë.

Bëhet fjalë për Dushan Drobaq dhe Milosh Radosavljeviq, të cilët kanë deklaruar se e pranojnë fajësinë me vullnet të plotë dhe pa asnjë detyrim.

Seanca po zhvillohet nën kryesimin e gjyqtarit Rrahman Beqiri, ndërsa Prokurorinë Speciale të Kosovës e përfaqëson prokurori Amir Shala.

Gjykata, duke iu referuar nenit 230, paragrafi 20 të Kodit të Procedurës Penale, ka konstatuar se plotësohen kushtet për pranimin e marrëveshjes për pranimin e fajësisë.

“Gjykata pranon marrëveshjen për pranimin e fajësisë, të lidhur mes të akuzuarve dhe Prokurorisë Speciale të Kosovës për veprën penale të lartcekur”, ka thënë në seancë gjyqtari Beqiri.

Procedura ndaj dy të akuzuarve do të vijojë në bazë të marrëveshjes së arritur me Prokurorinë Speciale.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.