Serbia, pika e dobët e Ballkanit për ndikimin rus dhe kinez – paralajmërimi i Edward Joseph
Serbia po shndërrohet në pikën kryesore përmes së cilës Rusia dhe Kina synojnë të ruajnë ndikimin e tyre në Ballkan. Kështu vlerëson Edward P. Joseph, ligjërues në Universitetin Johns Hopkins në SHBA. Duke folur në A2CNN, Joseph tha se M...
Serbia po shndërrohet në pikën kryesore përmes së cilës Rusia dhe Kina synojnë të ruajnë ndikimin e tyre në Ballkan. Kështu vlerëson Edward P. Joseph, ligjërues në Universitetin Johns Hopkins në SHBA.
Duke folur në A2CNN, Joseph tha se Moska ka shfrytëzuar në mënyrë oportuniste marrëdhëniet me Beogradin, ndërsa Serbia mbetet vendi më i rëndësishëm në rajon për ndikimin rus dhe kinez.
Sipas tij, në Ballkan aktualisht janë tri shtete që nuk janë pjesë e NATO-s – Serbia, Kosova dhe Bosnjë e Hercegovina – çka e bën rajonin veçanërisht të ndjeshëm ndaj përpjekjeve për ndikim nga jashtë.
“Është Serbia që është më sinjifikative si platformë për influencën dashakeqe ruse dhe kineze në rajon”, deklaroi Joseph.
Në fokus të kritikave të tij ishte edhe nderimi për Ratko Mladiqin, i dënuar nga drejtësia ndërkombëtare për krime lufte dhe gjenocid. Joseph e cilësoi pjesëmarrjen e ambasadorit rus dhe ministrave serbë në këtë ceremoni si një kthim prapa për Serbinë.
Sipas tij, një qasje e tillë jo vetëm që i krijon hapësirë Rusisë për të përfituar politikisht në rajon, por bie ndesh edhe me ambicien e Beogradit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Joseph pati edhe një mesazh për Shqipërinë, duke theksuar se Tirana dhe qeveria shqiptare duhet ta ndjekin me vëmendje këtë zhvillim dhe të kuptojnë pasojat që mund të ketë orientimi i Serbisë për stabilitetin dhe perspektivën evropiane të rajonit. Gazeta Flaka
The post Serbia, pika e dobët e Ballkanit për ndikimin rus dhe kinez – paralajmërimi i Edward Joseph appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.