Sërish mashtrim nga policë të rrejshëm! Gruaja nga Kumanova thotë se i kanë marrë 30.000€
Një grua 65 vjeçe nga Kumanova thotë se është mashtruar dhe se i janë marrë 30.000 euro, përcjell TV21. Sipas raportit të Policisë, një person e kishte lajmëruar dhe i kishte thënë se vajza e saj kishte përplasur një emigrant në aksident trafiku dhe se për t’i shpëtuar përgjegjësisë penale do të duhej të paguante […]
Një grua 65 vjeçe nga Kumanova thotë se është mashtruar dhe se i janë marrë 30.000 euro, përcjell TV21. Sipas raportit të Policisë, një person e kishte lajmëruar dhe i kishte thënë se vajza e saj kishte përplasur një emigrant në aksident trafiku dhe se për t’i shpëtuar përgjegjësisë penale do të duhej të paguante shumën e parave.
“Me datë 31.01.2025 në ora 14:30, një grua 65-vjeçare nga Kumanova ka denoncuar se është mashtruar për 30.000 euro nga një person. Sipas denoncimit, personi e ka telefonuar në dhe duke u paraqitur si zyrtar policie, e ka njoftuar se vajza e saj ka shkaktuar një aksident trafiku ku ka goditur një fëmijë emigrant dhe do të duhet të paguajë për të shmangur përgjegjësinë penale. Siç u raportua, ajo i çoi paratë në vendin për të cilin kishin rënë dakord, ndërsa më vonë foli me vajzën e saj dhe kuptoi se ishte mashtruar. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB./tv21.tv