Shantazh me 10 mijë euro dhe kërcënime me vdekje, tre të arrestuar në Shkup
Tre persona nga Shkupi janë arrestuar nën dyshimin për shantazh dhe kërcënime me vdekje ndaj një banori të Dellçevës, të cilit dyshohet se i kanë kërkuar 10 mijë euro për të mos publikuar materiale komprometuese. Sipas Ministrisë së Punë...
Tre persona nga Shkupi janë arrestuar nën dyshimin për shantazh dhe kërcënime me vdekje ndaj një banori të Dellçevës, të cilit dyshohet se i kanë kërkuar 10 mijë euro për të mos publikuar materiale komprometuese.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), arrestimet janë realizuar në kuadër të aksionit policor “Pastruesi”, pas një operacioni të përbashkët të Departamentit të Policisë Kriminalistike dhe policive të Shtipit, Dellçevës dhe Shkupit.
Të arrestuarit janë Z.B. (61), M.B. (35) dhe B. (43), të gjithë nga Shkupi. Gjatë aksionit janë kryer bastisje në dy lokacione.
Sipas denoncimit, të dyshuarit e kanë kërcënuar viktimën me vdekje dhe dhunë fizike, duke i kërkuar 10 mijë euro. Në rast se ai nuk do ta paguante shumën, ata dyshohet se e kanë kërcënuar me publikimin e materialeve komprometuese.
Gjatë bastisjeve, policia ka sekuestruar edhe një pistoletë ilegale të tipit “M57”, të kalibrit 7,62 milimetra. Sipas verifikimeve të MPB-së, arma rezulton e vjedhur gjatë një vjedhjeje të rëndë të kryer më parë në territorin e Shkupit.
Rasti po hetohet nga Prokuroria Themelore Publike në Dellçevë për veprat penale “shantazh” dhe “rrezikim i sigurisë”, të parapara në nenet 259 dhe 144, paragrafi 2, të Kodit Penal.
MPB-ja njofton se pas dokumentimit të plotë të rastit do të paraqiten kallëzimet përkatëse penale. /Flaka/
The post Shantazh me 10 mijë euro dhe kërcënime me vdekje, tre të arrestuar në Shkup appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.