Shasivari: Austria, partner strategjik në rrugën drejt BE-së dhe në forcimin e shtetit të së drejtës

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, mori pjesë në shënimin e Ditës Kombëtare të Austrisë, me ftesë të ambasadorit austriak, Sh.T. Martin Pamer, duke riafirmuar përkushtimin për thellimin e partneritetit bilateral dhe bashkëpunimit në fu...

tetor 26, 2026 - 23:00
Shasivari: Austria, partner strategjik në rrugën drejt BE-së dhe në forcimin e shtetit të së drejtës

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, mori pjesë në shënimin e Ditës Kombëtare të Austrisë, me ftesë të ambasadorit austriak, Sh.T. Martin Pamer, duke riafirmuar përkushtimin për thellimin e partneritetit bilateral dhe bashkëpunimit në fushën e drejtësisë.
Në kuadër të shënimit të Ditës Kombëtare të Austrisë, Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, mori pjesë në këtë ngjarje me ftesë të ambasadorit të Republikës së Austrisë, Sh.T. Martin Pamer.
Me këtë rast, Shasivari vlerësoi miqësinë dhe marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit në frymën e vlerave të përbashkëta evropiane.
Austria mbetet një partnere e rëndësishme e Maqedonisë në procesin e integrimit evropian, në forcimin e demokracisë dhe në ndërtimin e institucioneve të pavarura, transparente dhe të besueshme.
Bashkëpunimi në fushën e drejtësisë, shkëmbimi i përvojave profesionale dhe mbështetja për reformat përbëjnë shtylla të rëndësishme të partneritetit, me synimin për të avancuar më tej standardet institucionale dhe sundimin e ligjit.
Ministri Shasivari përcolli urimet për popullin austriak me rastin e festës kombëtare, duke shprehur dëshirën që marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve të vazhdojnë të thellohen në funksion të perspektivës evropiane dhe vlerave të përbashkëta.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.