SHASIVARI-GËRVALLA: BASHKËPUNIM MË I FORTË PËR SUNDIMIN E LIGJIT DHE REFORMAT EVROPIANE
Budva, 5 nëntor 2026-Thellimi i bashkëpunimit ndërinstitucional dhe koordinimi në avancimin e reformave në drejtësi ishin në fokus të takimit bilateral ndërmjet Ministrit të Drejtësisë së Maqedonisë së Veriut, Jeton Shasivari, dhe Ministres...
Budva, 5 nëntor 2026-Thellimi i bashkëpunimit ndërinstitucional dhe koordinimi në avancimin e reformave në drejtësi ishin në fokus të takimit bilateral ndërmjet Ministrit të Drejtësisë së Maqedonisë së Veriut, Jeton Shasivari, dhe Ministres së Drejtësisë së Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, të zhvilluar në kuadër të Forumit Ministror BE-Ballkani Perëndimor për Drejtësinë dhe Punët e Brendshme në Budva të Malit të Zi.
Gjatë takimit, të dy ministrat rikonfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve dhe shprehën gatishmërinë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fushën e drejtësisë.
Vëmendje e veçantë iu kushtua shkëmbimit të përvojave dhe praktikave institucionale, forcimit të sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe përshpejtimit të reformave në përputhje me standardet evropiane.
Ministri Shasivari theksoi rëndësinë që bashkëpunimi me Kosovën të mos mbetet vetëm në nivel të marrëdhënieve të mira politike, por të konkretizohet përmes projekteve, koordinimit institucional dhe rezultateve të prekshme në funksion të qytetarëve.
Kosova mbetet një partner i rëndësishëm i Maqedonisë së Veriut, ndërsa forcimi i bashkëpunimit në drejtësi përbën një kontribut të drejtpërdrejtë në ndërtimin e institucioneve më efikase, sundimin e ligjit dhe avancimin e perspektivës evropiane të të dy vendeve.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.