Shasivari-Maleska Saçmaroska: Dialog për avancimin e zgjidhjeve ligjore
Shkup, 28 shtator 2026-Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, zhvilloi takim pune me drejtoreshën ekzekutive të Qendrës për Menaxhim me Ndryshime (CUP), Neda Maleska Saçmaroska, ku u diskutua për avancimin e kornizës ligjore dhe forcimin e...
Shkup, 28 shtator 2026-Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, zhvilloi takim pune me drejtoreshën ekzekutive të Qendrës për Menaxhim me Ndryshime (CUP), Neda Maleska Saçmaroska, ku u diskutua për avancimin e kornizës ligjore dhe forcimin e kapaciteteve institucionale.
Vëmendje e veçantë iu kushtua ndryshimeve në Ligjin për publikimin e ligjeve dhe akteve të tjera në “Gazetën Zyrtare”, të cilat janë publikuar në ENER për konsultim publik dhe për paraqitjen e mendimeve dhe propozimeve.
Ministri Shasivari theksoi se zgjidhjet ligjore cilësore ndërtohen përmes analizës profesionale, transparencës dhe dialogut të hapur me të gjithë aktorët relevantë.
Në këtë drejtim, u vlerësua rëndësia e bashkëpunimit me sektorin civil dhe organizatat me ekspertizë në fushën e qeverisjes së mirë, transparencës dhe zhvillimit institucional.
Takimi u zhvillua në frymë konstruktive, me gatishmëri të përbashkët për vazhdimin e dialogut dhe bashkëpunimit, me qëllim krijimin e institucioneve më efikase, transparente dhe funksionale, në përputhje me standardet evropiane. (INA)
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.