SHASIVARI NË PRITJEN SOLEMNE ME RASTIN E 103-VJETORIT TË REPUBLIKËS SË TURQISË
Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, mori pjesë në pritjen solemne të organizuar nga Ambasadori i Turqisë, Alper Aktash, me rastin e 103-vjetorit të themelimit të Republikës së Turqisë. Me këtë rast, Shasivari theksoi miqësinë e qëndrues...
Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, mori pjesë në pritjen solemne të organizuar nga Ambasadori i Turqisë, Alper Aktash, me rastin e 103-vjetorit të themelimit të Republikës së Turqisë.
Me këtë rast, Shasivari theksoi miqësinë e qëndrueshme dhe bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet Maqedonisë dhe Turqisë, duke shprehur besimin se partneriteti dypalësh do të thellohet edhe më tej, në interes të qytetarëve të të dyja vendeve.
Ai i përcolli popullit turk urimet më të përzemërta për paqe, përparim dhe mirëqenie.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.