Shasivari: Në tetor do ta prezantoj zgjidhjen për provimin e jurisprudencës

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari do t’i ftojë studentët dhe dekanët e fakulteteve në një takim konsultativ dhe informues në gjysmën e parë të muajit tetor ku do të paraqesë zgjidhjen ligjore për mënyrën e dhënies së provimit të jurisp...

shtator 23, 2026 - 17:30
Shasivari: Në tetor do ta prezantoj zgjidhjen për provimin e jurisprudencës

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari do t’i ftojë studentët dhe dekanët e fakulteteve në një takim konsultativ dhe informues në gjysmën e parë të muajit tetor ku do të paraqesë zgjidhjen ligjore për mënyrën e dhënies së provimit të jurisprudencës. Pas konsultimeve, do të ndërmerren hapa të mëtejshëm në mënyrë institucionale.

“Gjatë kësaj periudhe, janë paraqitur pesë kërkesa nga pesë Asociacione studentore. Tre kërkojnë në shqip, një në anglisht dhe një anglisht dhe turqisht. Meqenëse këto pesë universitete zhvillojnë studime juridike të ciklit të parë dhe të dytë, pra studime master, në gjuhët që përmenda, përveç gjuhës maqedonase, pra edhe në shqip, anglisht dhe turqisht. Në këtë drejtim, standardet ndërkombëtare dhe evropiane janë gjithashtu të rëndësishme. Respektimi i tyre është shumë i rëndësishëm në aspektin e kësaj qasje gjithëpërfshirëse”, ka thënë Shasivari në deklaratën për media pas sesionit NKEU-MK me temë “Kontributi i dialogut të strukturuar në Procesin e integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut: Nga themelet dhe më gjerë”.

The post Shasivari: Në tetor do ta prezantoj zgjidhjen për provimin e jurisprudencës appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.