Shasivari priti në takim kryetarin e Gjykatës Kushtetuese
FORCIMI I DIALOGUT INSTITUCIONAL PËR SUNDIMIN E SË DREJTËS DHE INTEGRIMIN EVROPIAN Shkup, 20 gusht 2026 – Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, zhvilloi sot një takim pune me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, dr. Darko Kostadinovski, dhe ...
FORCIMI I DIALOGUT INSTITUCIONAL PËR SUNDIMIN E SË DREJTËS DHE INTEGRIMIN EVROPIAN
Shkup, 20 gusht 2026 – Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, zhvilloi sot një takim pune me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, dr. Darko Kostadinovski, dhe gjyqtaren prof. dr. Ana Pavllovska-Daneva.
Në takim u diskutua për rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit institucional në forcimin e sundimit të së drejtës, mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe avancimin e reformave në drejtësi, në përputhje me standardet evropiane.
Ministri Shasivari theksoi rëndësinë e Gjykatës Kushtetuese si garantuese e kushtetutshmërisë dhe mbrojtjes së të drejtave dhe lirive themelore.
„Respektimi dhe zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nuk është vetëm detyrim kushtetues, por edhe një parakusht për sigurinë juridike, besimin e qytetarëve në institucionet dhe mbrojtjen efektive të të drejtave të tyre“, theksoi ministri Shasivari.
Ai nënvizoi se Ministria e Drejtësisë do të vazhdojë të promovojë një dialog të hapur, konstruktiv dhe të respektueshëm ndërmjet institucioneve, duke respektuar plotësisht pavarësinë dhe kompetencat kushtetuese të secilit institucion.
„Ndërtimi i një sistemi juridik transparent, të pavarur, efikas dhe të përgjegjshëm kërkon institucione të forta dhe bashkëpunuese. Të drejtat e njeriut duhet të jenë në qendër të veprimit institucional, ndërsa sundimi i së drejtës mbetet themeli i rrugës sonë drejt integrimit evropian“, theksoi Shasivari.
Në këtë drejtim, u konfirmua rëndësia e vazhdimit të komunikimit institucional dhe bashkëpunimit për forcimin e standardeve të shtetit të së drejtës dhe konsolidimin e besimit të qytetarëve në institucionet e drejtësisë.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.