SHASIVARI: REFORMA NË DREJTËSI KËRKON EKSPERTIZË, DIJE DHE VIZION
Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, së bashku me zëvendësministrin, Alen Dereban, zhvilloi takim pune me akademikun prof. dr. Vlado Kambovski, prof. dr. Aleksandra Deanoska-Trendafilova dhe prof. dr. Gordana Lazetiq. Në takim u diskutua...
Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, së bashku me zëvendësministrin, Alen Dereban, zhvilloi takim pune me akademikun prof. dr. Vlado Kambovski, prof. dr. Aleksandra Deanoska-Trendafilova dhe prof. dr. Gordana Lazetiq.
Në takim u diskutua për çështjet më të rëndësishme që lidhen me zhvillimin e sistemit juridik dhe avancimin e reformave në fushën e drejtësisë, me theks të veçantë në Kodin Penal, Ligjin për procedurën penale dhe Ligjin për ekzekutimin e sanksioneve.
Vëmendje e veçantë iu kushtua nevojës për avancimin e standardeve juridike, rritjen e efikasitetit të institucioneve dhe krijimin e politikave publike që do të kontribuojnë në ndërtimin e një sistemi modern, funksional dhe të qëndrueshëm të drejtësisë.
Ministri Shasivari theksoi se reformat në drejtësi duhet të bazohen në ekspertizë profesionale, argumente shkencore dhe dialog të vazhdueshëm me komunitetin akademik dhe profesional.
Kontributi shkencor dhe profesional i ekspertëve juridikë është i një rëndësie të veçantë për përgatitjen e zgjidhjeve ligjore cilësore dhe për zhvillimin e reformave që u përgjigjen nevojave bashkëkohore të sistemit të drejtësisë dhe standardeve evropiane.
Dialogu i vazhdueshëm ndërmjet institucioneve, komunitetit akademik dhe profesionit juridik mbetet një nga parakushtet kryesore për reforma të suksesshme, forcimin e sundimit të së drejtës, sigurisë juridike dhe efikasitetit të sistemit të drejtësisë.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.