SHASIVARI: REFORMAT NË DREJTËSI NUK JANË VETËM DETYRIM EVROPIAN, POR PËRGJEGJËSI NDAJ QYTETARËVE
Shkup, 4 shtator 2026 – Zbatimi i Agjendës Reformuese dhe avancimi i reformave në fushën e Sundimit të së Drejtës ishin në fokus të takimit të zhvilluar sonte në Qeveri. Në takim u diskutuan aktivitetet aktuale, prioritetet dhe hapat e ardh...
Shkup, 4 shtator 2026 – Zbatimi i Agjendës Reformuese dhe avancimi i reformave në fushën e Sundimit të së Drejtës ishin në fokus të takimit të zhvilluar sonte në Qeveri.
Në takim u diskutuan aktivitetet aktuale, prioritetet dhe hapat e ardhshëm për zbatimin e reformave, me theks të veçantë në forcimin e institucioneve dhe përmirësimin e funksionimit të sistemit të drejtësisë.
Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, theksoi se Ministria e Drejtësisë ka një rol kyç në realizimin e reformave të parapara në Agjendën Reformuese.
“Qëllimi ynë është i qartë: drejtësi më efikase, institucione më të forta, më shumë siguri juridike dhe standarde evropiane. Reformat nuk janë vetëm një detyrim në procesin e integrimit evropian. Ato janë mbi të gjitha përgjegjësi ndaj qytetarëve dhe themel për një shtet ku ligji zbatohet njësoj për të gjithë”, deklaroi Shasivari.
Ai theksoi se reforma në drejtësi duhet të prodhojë rezultate konkrete dhe të matshme, të cilat qytetarët do t’i ndjejnë përmes institucioneve më efikase, drejtësisë më të qasshme dhe sigurisë më të madhe juridike.
“Çdo hap i realizuar në Agjendën Reformuese është një hap drejt një sistemi më të drejtë, institucioneve më të fuqishme dhe një rruge më të shpejtë drejt Bashkimit Evropian. Do të vazhdojmë me përkushtim dhe përgjegjësi, sepse sundimi i së drejtës është themeli i një shteti funksional dhe evropian”, tha Shasivari.
Ministria e Drejtësisë do të vazhdojë zbatimin e reformave prioritare në fushën e Sundimit të së Drejtës, në përputhje me standardet evropiane dhe me nevojat e qytetarëve.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.