Shasivari–Solstrom: Suedia mbështet reformat në drejtësi

Partneriteti ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Suedisë në fushën e drejtësisë po hyn në një fazë të re, me fokus të qartë në reforma konkrete, forcimin e institucioneve dhe përshpejtimin e integrimit evropian. Kjo ishte tema q...

shtator 3, 2026 - 13:30
Shasivari–Solstrom: Suedia mbështet reformat në drejtësi

Partneriteti ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Suedisë në fushën e drejtësisë po hyn në një fazë të re, me fokus të qartë në reforma konkrete, forcimin e institucioneve dhe përshpejtimin e integrimit evropian.
Kjo ishte tema qendrore e takimit të sotëm të Ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari, me ambasadorin e Mbretërisë së Suedisë në Maqedoninë e Veriut, Ola Solstrom.
Ministri Shasivari falënderoi Suedinë për mbështetjen e vazhdueshme dhe konkrete ndaj reformave në vend, veçanërisht përmes UNOPS-it dhe angazhimit të ekspertëve, duke theksuar se kjo mbështetje është investim i drejtpërdrejtë në ndërtimin e institucioneve më profesionale, më efikase dhe më të qëndrueshme.
“Suedia është një partner strategjik në rrugën tonë reformuese. Nuk na nevojiten vetëm deklarata për reforma, por ekspertizë, përvojë dhe mbështetje konkrete që prodhojnë rezultate. Synimi ynë është i qartë: institucione më të forta, drejtësi më efikase dhe standarde evropiane që qytetarët do t’i ndjejnë në praktikë”, theksoi Ministri Shasivari.
Në takim u diskutuan reformat që lidhen me Klasterin 1 – Vlerat themelore, si dhe detyrimet e vendit nga Agjenda e Reformave, me theks të veçantë në sundimin e ligjit dhe funksionimin e institucioneve të drejtësisë.
Një pjesë e rëndësishme e bisedës iu kushtua projekteve të reja për digjitalizimin e drejtësisë, rritjen e qasjes në drejtësi, forcimin e mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe intensifikimin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
“Reforma në drejtësi nuk është qëllim në vetvete. Ajo duhet të sjellë drejtësi më të shpejtë, më të qasshme dhe më të besueshme për qytetarët. Pikërisht këtu e shohim vlerën e partneritetit me Suedinë – në mbështetjen e ndryshimeve që japin rezultate të matshme”, u shpreh Shasivari.
Takimi konfirmoi gatishmërinë e të dyja palëve për thellimin e partneritetit dhe hapjen e iniciativave të reja, në funksion të një sistemi drejtësie më modern dhe më efikas dhe përmbushjes së standardeve evropiane.
Mesazhi nga takimi është i qartë: reformat nuk ndalen – ato thellohen, konkretizohen dhe shndërrohen në rezultate për qytetarët.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.