SHBA në hall për mungesën e armëve, pas “boshatisjes” së arsenalit luftarak në luftën me Iranin

Pentagoni u ka kërkuar kompanive amerikane të industrisë së mbrojtjes të përshpejtojnë ndjeshëm prodhimin dhe dorëzimin e armëve, në një kohë kur Shtetet e Bashkuara po përballen me mungesa të konsiderueshme të disa llojeve të armatimeve, p...

gusht 10, 2026 - 17:30
SHBA në hall për mungesën e armëve, pas “boshatisjes” së arsenalit luftarak në luftën me Iranin

Pentagoni u ka kërkuar kompanive amerikane të industrisë së mbrojtjes të përshpejtojnë ndjeshëm prodhimin dhe dorëzimin e armëve, në një kohë kur Shtetet e Bashkuara po përballen me mungesa të konsiderueshme të disa llojeve të armatimeve, pas luftës në Iran.

Kërkesa është bërë përmes një memorandumi të brendshëm të Departamentit amerikan të Mbrojtjes, të siguruar nga The Washington Post.

Në dokument, zëvendëssekretari i Mbrojtjes, Steve Feinberg, u ka kërkuar drejtuesve të kompanive të mbrojtjes që brenda një afati maksimal prej 21 ditësh të paraqesin plane konkrete për përshpejtimin e prodhimit dhe shkurtimin e afateve të dorëzimit.

Sipas memorandumit, industrisë i kërkohet të propozojë masa që do të mundësojnë “afate dorëzimi shumë më të shpejta dhe agresive dhe/ose rritje të prodhimit për kapacitetet kritike”.

The post SHBA në hall për mungesën e armëve, pas “boshatisjes” së arsenalit luftarak në luftën me Iranin appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.