Shefi i CIA-s: Ja si e shpëtuam pilotin tonë në Iran, prapaskenat!

Pas përfundimit të operacionit të shpëtimit në Iran, drejtori i CIA-s, John Ratcliffe në një konferencë për shtyp krah Presidentit Donald Trump ka zbardhur disa nga prapaskenat e misionit që ai e cilësoi si “një detyrë që nuk lejonte dështim”. Ratcliffe deklaroi se agjentët e inteligjencës ishin plotësisht të përkushtuar për t’i kthyer pjesëtarët e […] The post Shefi i CIA-s: Ja si e shpëtuam pilotin tonë në Iran, prapaskenat! appeared first on InfoShqip.com.

Prill 7, 2026 - 10:30
Shefi i CIA-s: Ja si e shpëtuam pilotin tonë në Iran, prapaskenat!

Pas përfundimit të operacionit të shpëtimit në Iran, drejtori i CIA-s, John Ratcliffe në një konferencë për shtyp krah Presidentit Donald Trump ka zbardhur disa nga prapaskenat e misionit që ai e cilësoi si “një detyrë që nuk lejonte dështim”.

Ratcliffe deklaroi se agjentët e inteligjencës ishin plotësisht të përkushtuar për t’i kthyer pjesëtarët e Forcave Ajrore shëndoshë e mirë në shtëpi, duke përdorur të gjitha resurset e mundshme.

Ndonëse nuk mund të bënte publike të gjitha detajet konfidenciale, kreu i CIA-s konfirmoi se për lokalizimin e aviatorëve të zhdukur u angazhuan asete të fuqishme teknologjike dhe inteligjencë njerëzore në terren.

Ai e përshkroi operacionin si “guximtar” dhe një “garë të ethshme me kohën”, ku çelësi i suksesit ishte një fushatë mashtrimi e mirëmenduar. Kjo strategji shërbeu për të konfuzuar forcat iraniane, të cilat po kërkonin dëshpërimisht për të rënë në gjurmët e ushtarakëve amerikanë.

The post Shefi i CIA-s: Ja si e shpëtuam pilotin tonë në Iran, prapaskenat! appeared first on InfoShqip.com.