Gjithsej 149 të rinj nga Komuna Qendër kanë përfituar mbështetje financiare prej 10.000 denarësh për trajnimin dhe dhënien e provimit për patentë shoferi të kategorisë B, gjatë periudhës nga fillimi i vitit deri në fund të tetorit.
Kryetari i komunës, Goran Gerasimovski, bëri të ditur se komuna po vazhdon zbatimin e kësaj mase, përmes së cilës mbulohet një pjesë e shpenzimeve për marrjen e lejes së drejtimit të automjetit.
Të drejtë për subvencion kanë të rinjtë e lindur në vitet 2006, 2007 dhe 2008. Risia e këtij viti është se pagesa mund të bëhet edhe në llogarinë bankare të prindit, dhe jo vetëm në llogarinë e aplikuesit.
“Më gëzon fakti që gjithnjë e më shumë banorë të Qendrës po e shfrytëzojnë këtë mundësi. Me subvencionin prej 10.000 denarësh i ndihmojmë familjet të ulin shpenzimet, ndërsa të rinjtë i inkurajojmë të bëhen drejtues të përgjegjshëm dhe të ndërgjegjshëm”, deklaroi Gerasimovski.
Të interesuarit duhet të dorëzojnë kërkesë për subvencion, kopje të letërnjoftimit, kopje të llogarisë bankare, dëshmi për pagesën në autoshkollë dhe vërtetim se autoshkolla është e regjistruar në territorin e Komunës Qendër.
Kërkesat dorëzohen në arkivin e Komunës Qendër, në barakën numër 6, çdo ditë pune nga ora 09:00 deri në 15:00.
The post Shembull që duhet ndjekur – 149 të rinj në Komunën Qendër përfitojnë nga 10.000 denarësh për patentë shoferi appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.




