Shëndetësia pajiset me 100 autoambulanca të reja, nis realizimi i projektit
Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi nisjen e projektit për furnizimin e shëndetësisë me 100 autoambulanca të reja. Ai publikoi një video ku shihen automjetet e para duke qarkulluar në rrugët e Shkupit, duke theksuar se ato do të jenë në...
Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi nisjen e projektit për furnizimin e shëndetësisë me 100 autoambulanca të reja.
Ai publikoi një video ku shihen automjetet e para duke qarkulluar në rrugët e Shkupit, duke theksuar se ato do të jenë në shërbim të qytetarëve.
Promovimi i projektit është paralajmëruar të mbahet sot në parkingun pranë sallës sportive “Boris Trajkovski”, ku Mickoski pritet të japë edhe një deklaratë për media.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.