Shfrytëzojeni sot! Temperaturat kapin 35 gradë, por fundjava sjell përmbysje të favorshme me stuhi dhe shi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 12 deri në 18 gradë, nd...

shtator 11, 2026 - 09:00
Shfrytëzojeni sot! Temperaturat kapin 35 gradë, por fundjava sjell përmbysje të favorshme me stuhi dhe shi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 12 deri në 18 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 30 deri në 35 gradë, përcjell INA.

Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të pakta deri në mesatare. Në disa pjesë të fushëgropës do të ketë kushte për zhvillim të vranësirave të paqëndrueshme të shoqëruara me shi të rrëmbyeshëm afatshkurtër dhe rrufe të rralla. Temperatura minimale do të ulet deri në 18, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 34 gradë.

Nën ndikimin e aktivitetit ciklonik gjatë fundjavës do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje të kohëpaskohshme shiu. Lokalisht reshjet do të jenë me rrebeshe dhe më të abundancshme (mbi 15 l/m²), të shoqëruara me rrufe dhe erë të përforcuar nga veriu (mbi 40 km/h). Nga e shtuna temperatura ditore do të shënojë rënie. Më pas, deri në mesin e javës së ardhshme vijon një periudhë me mot relativisht stabil dhe më të freskët. (INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.