Shi dhe bubullima në Maqedoninë e Veriut, ja si do të jetë moti në ditët në vijim

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe reshje lokale shiu, të cilat në disa zona mund të shoqërohen me bubullima dhe të jenë më të rrëmbyeshme. Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), te...

tetor 22, 2026 - 11:00
Shi dhe bubullima në Maqedoninë e Veriut, ja si do të jetë moti në ditët në vijim

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe reshje lokale shiu, të cilat në disa zona mund të shoqërohen me bubullima dhe të jenë më të rrëmbyeshme.

Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), temperaturat minimale do të lëvizin nga 8 deri në 13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 19 deri në 24 gradë.

Në Shkup priten reshje shiu, veçanërisht pasdite dhe gjatë natës, me mundësi për bubullima në disa pjesë të luginës. Temperaturat do të lëvizin nga 11 deri në 22 gradë Celsius.

Të premten, në mëngjes priten reshje lokale shiu, ndërsa gjatë ditës do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga veriu.

Të shtunën moti do të jetë më i qëndrueshëm, ndërsa nga e diela pritet freskim i motit, me vranësira të ndryshueshme dhe reshje lokale shiu.

Flaka

The post Shi dhe bubullima në Maqedoninë e Veriut, ja si do të jetë moti në ditët në vijim appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.