“Shikimi që më vodhi zemrën, pa thënë asnjë fjalë”, Mateo Borri publikon fotografinë romantike me Brikena Selmanin

Mateo Borri ka ndarë me ndjekësit një fotografi romantike krah partneres së tij, Brikena Selmanit, duke tërhequr vëmendjen me mesazhin e ëmbël që i ka kushtuar asaj. Në fotografinë e publikuar në Instastory, dyshja shfaqet duke u parë në sy...

gusht 14, 2026 - 14:30
“Shikimi që më vodhi zemrën, pa thënë asnjë fjalë”, Mateo Borri publikon fotografinë romantike me Brikena Selmanin

Mateo Borri ka ndarë me ndjekësit një fotografi romantike krah partneres së tij, Brikena Selmanit, duke tërhequr vëmendjen me mesazhin e ëmbël që i ka kushtuar asaj.

Në fotografinë e publikuar në Instastory, dyshja shfaqet duke u parë në sy, në një moment të afërt dhe plot emocione.

Brikena duket elegante me një fustan të zi, ndërsa Mateo ka zgjedhur një këmishë të bardhë.

Mateo/instagram

Krahas fotografisë, Mateo ka shkruar një dedikim mjaft romantik për partneren e tij: “Shikimi që më vodhi zemrën, pa thënë asnjë fjalë”.

Dedikimi i tij ka marrë vëmendje për mënyrën e ëmbël se si ka shprehur ndjenjat ndaj Brikenës, ndërsa fotografia e çiftit përcjell qartë afërsinë dhe dashurinë mes tyre.

Mateo dhe Brikena u afruan gjatë eksperiencës së tyre në Big Brother VIP Albania dhe tashmë janë prej kohësh në një lidhje, duke vazhduar romancën e tyre edhe jashtë ekranit.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.