Shkatërrohet rrjeti shqiptar i kokainës në Spanjë, sekuestrohen 2.7 tonë drogë
Policia Kombëtare spanjolle ka shkatërruar një organizatë kriminale shqiptare, e dyshuar për importimin dhe eksportimin e sasive të mëdha të kokainës drejt vendeve të tjera europiane. Operacioni, i nisur në vitin 2025 në bashkëpunim me auto...
Policia Kombëtare spanjolle ka shkatërruar një organizatë kriminale shqiptare, e dyshuar për importimin dhe eksportimin e sasive të mëdha të kokainës drejt vendeve të tjera europiane.
Operacioni, i nisur në vitin 2025 në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare, është zhvilluar kryesisht në Andaluzi, Katalonjë dhe zona të tjera të Spanjës.
Hetuesit zbuluan se grupi transportonte drogën nga Kolumbia drejt zonës së Campo de Gibraltar dhe më pas e lëvizte me makina drejt destinacioneve në veri të Europës.
Sipas policisë, organizata përdorte metoda të sofistikuara vëzhgimi. Udhëtimet e shkurtra, komunikimet e kufizuara telefonike dhe takimet e drejtpërdrejta mes drejtuesve tregonin një nivel të lartë organizimi.
Në kuadër të operacionit janë arrestuar 15 persona, ndërsa autoritetet kanë sekuestruar:
2.700 kilogramë kokainë;
29 automjete luksoze;
dy armë zjarri;
bizhuteri;
pasuri të paluajtshme;
llogari bankare;
goditja e parë ndaj grupit erdhi më 10 prill, kur policia kontrolloi njëkohësisht tre banesa dhe një punishte në Málaga, Estepona, Marbella dhe Churriana, ku u gjetën 1.434 kilogramë kokainë. Në të njëjtën kohë, në një vilë në Sant Just Desvern, në Katalonjë, e përdorur si depo, u zbuluan edhe 1.351 kilogramë të tjera.
Hetuesit thanë se disa prej të arrestuarve kishin lidhje familjare dhe se disa kompani të shitblerjes së automjeteve luksoze.
Këto biznese, sipas policisë, shërbenin edhe për sigurimin e automjeteve që përdoreshin në transportet e drogës.
Disa anëtarë të dyshuar të grupit u larguan nga Spanja pas nisjes së hetimit dhe u arrestuan jashtë vendit përmes urdhër-arresteve europiane dhe ndërkombëtare.
Shefi i njësisë UDYCO, Antonio Jesús Martínez Duarte, e cilësoi hetimin si “shumë kompleks”, duke theksuar se objektivi i operacioneve të tilla nuk është vetëm sekuestrimi i drogës, por çmontimi i plotë i organizatave kriminale, përfshirë strukturat e tyre financiare.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.