Shkrepen armët në Duqanxhik të Shkupit, vritet 25 vjeçari
Një 25-vjeçar është vrarë me armë zjarri në lagjen Duqanxhik të Shkupit. Sipas informacioneve fillestare, i riu ka marrë disa plagë në trup dhe në kokë. Pas të shtënave, ai është transportuar me ekip të Ndihmës së Shpejtë në Qendrën Urgjent...
Një 25-vjeçar është vrarë me armë zjarri në lagjen Duqanxhik të Shkupit. Sipas informacioneve fillestare, i riu ka marrë disa plagë në trup dhe në kokë.
Pas të shtënave, ai është transportuar me ekip të Ndihmës së Shpejtë në Qendrën Urgjente, por ka ndërruar jetë pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për t’i shpëtuar jetën.
Për momentin nuk ka informacione zyrtare për rrethanat e vrasjes, autorin e dyshuar apo motivin. Nga Ministria e Punëve të Brendshme priten detaje shtesë për rastin.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.