Shkrumbohet plotësisht një shtëpi në Zelenikovë, pronari tentoi ta shuante zjarrin vetë.
Një shtëpi është djegur plotësisht nga zjarri që shpërtheu më 22 tetor, rreth orës 13:00, në fshatin Tisovicë, në komunën e Zelenikovës, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme. Pronari 37-vjeçar u përpoq ta shuante zjarrin vetë, por nuk ia...
Një shtëpi është djegur plotësisht nga zjarri që shpërtheu më 22 tetor, rreth orës 13:00, në fshatin Tisovicë, në komunën e Zelenikovës, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.
Pronari 37-vjeçar u përpoq ta shuante zjarrin vetë, por nuk ia doli.
Rasti u raportua në SPB Shkup rreth orës 18:00, ndërsa policia kreu këqyrjen në vendin e ngjarjes.
Fatmirësisht, nga zjarri nuk ka persona të lënduar.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.