Shkup: 24-vjeçarja denoncon se u sulmua nga partneri i saj

Një 24-vjeçare ka denoncuar në polici se është sulmuar fizikisht nga partneri i saj në një shtëpi në zonën e Kisella Vodës në Shkup. Sipas njoftimit të SPB Shkup, ngjarja ka ndodhur më 4 tetor, rreth orës 18:00. Sipas denoncimit, partner...

tetor 8, 2026 - 20:30
Shkup: 24-vjeçarja denoncon se u sulmua nga partneri i saj

Një 24-vjeçare ka denoncuar në polici se është sulmuar fizikisht nga partneri i saj në një shtëpi në zonën e Kisella Vodës në Shkup.

Sipas njoftimit të SPB Shkup, ngjarja ka ndodhur më 4 tetor, rreth orës 18:00. Sipas denoncimit, partneri i saj, D.J., pas sulmit fizik i ka shkaktuar asaj edhe një prerje me një send të mprehtë.

Rasti është denoncuar më 7 tetor në SPB Shkup, ndërsa policia po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Flaka

The post Shkup: 24-vjeçarja denoncon se u sulmua nga partneri i saj appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.