Shkup: Arrestohen dy persona, gjatë kontrolleve u gjenden substanca të dyshuara narkotike

Policia në Shkup ka arrestuar dy persona në dy lokacione të ndryshme, pasi gjatë kontrolleve u janë gjetur substanca të bardha të dyshuara narkotike. Sipas informacioneve të policisë, të dy personat janë ndaluar pas kontrolleve të kryera...

shtator 3, 2026 - 15:00
Shkup: Arrestohen dy persona, gjatë kontrolleve u gjenden substanca të dyshuara narkotike

Policia në Shkup ka arrestuar dy persona në dy lokacione të ndryshme, pasi gjatë kontrolleve u janë gjetur substanca të bardha të dyshuara narkotike.

Sipas informacioneve të policisë, të dy personat janë ndaluar pas kontrolleve të kryera në lokacione të ndryshme në Shkup, ndërsa substancat e gjetura janë sekuestruar për procedurë të mëtejshme.

Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj personave të arrestuar pritet të ngrihen kallëzime përkatëse.

Policia po vijon me zbardhjen dhe dokumentimin e rasteve.

Flaka

The post Shkup: Arrestohen dy persona, gjatë kontrolleve u gjenden substanca të dyshuara narkotike appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.