Shkup: Gjenden të pajetë dy shtetas të Tajvanit në një apartament

Dy shtetas të Tajvanit, një grua 50-vjeçare dhe një burrë 37-vjeçar, janë gjetur të pajetë në një apartament në zonën qendrore të Shkupit. Sipas informacioneve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, rasti është raportuar më 2 shtator, rre...

shtator 3, 2026 - 15:00
Shkup: Gjenden të pajetë dy shtetas të Tajvanit në një apartament

Dy shtetas të Tajvanit, një grua 50-vjeçare dhe një burrë 37-vjeçar, janë gjetur të pajetë në një apartament në zonën qendrore të Shkupit.

Sipas informacioneve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, rasti është raportuar më 2 shtator, rreth orës 13:50, në SPB Shkup. N.M. ka gjetur në apartament pa shenja jete nënën e saj, Ç.T.J. (50), dhe bashkëshortin e saj, Sh.L.F. (37).

Të dy shtetasit ishin raportuar si të zhdukur disa orë më herët. N.M. kishte denoncuar zhdukjen e tyre po atë ditë, rreth orës 00:49.

Në vendngjarje është dërguar një ekip i SPB Shkup, ndërsa mjeku i Mjekësisë Ligjore ka konstatuar vdekjen e dy personave.

Gjatë kontrollit fillestar të trupave nuk janë konstatuar gjurmë të dukshme dhune. Trupat e të ndjerëve janë dërguar për obduksion, e cila pritet të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes.

Nga MPB njoftojnë se po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Flaka

The post Shkup: Gjenden të pajetë dy shtetas të Tajvanit në një apartament appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.