Shkup: Gruaja denoncon kërcënime telefonike për të tërhequr kallëzimin

Një 46-vjeçare në Shkup ka denoncuar se është kërcënuar përmes telefonit nga një person, mik i partnerit të saj jashtëmartesor. Sipas denoncimit të saj, kërcënimet dyshohet se janë bërë me qëllim që ajo të tërhiqte kallëzimin që më herët...

shtator 23, 2026 - 00:00
Shkup: Gruaja denoncon kërcënime telefonike për të tërhequr kallëzimin

Një 46-vjeçare në Shkup ka denoncuar se është kërcënuar përmes telefonit nga një person, mik i partnerit të saj jashtëmartesor.

Sipas denoncimit të saj, kërcënimet dyshohet se janë bërë me qëllim që ajo të tërhiqte kallëzimin që më herët kishte paraqitur kundër partnerit të saj jashtëmartesor.

Nga SPB Shkup bëjnë të ditur se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Flaka

The post Shkup: Gruaja denoncon kërcënime telefonike për të tërhequr kallëzimin appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.