Shkupi dhe Sofja sërish në tryezë, konfirmohet takimi Mucunski–Petrova
Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi se Sofja ka dërguar konfirmim zyrtar për takimin e nesërm mes ministrit të Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, dhe homologes së tij bullgare, Velislava Petrova Çamova. Sipas Mickoskit, fo...
Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi se Sofja ka dërguar konfirmim zyrtar për takimin e nesërm mes ministrit të Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, dhe homologes së tij bullgare, Velislava Petrova Çamova.
Sipas Mickoskit, formati i takimit do të përcaktohet nga pala nikoqire dhe mund të zhvillohet në margjinat e samitit për Korridorin 8.
“Mesazhet tona janë të qarta. Vetëm përmes dialogut mund të arrijmë zgjidhje. Jemi për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe duam sa më shpejt ta realizojmë synimin strategjik për anëtarësim në BE”, deklaroi Mickoski.
Takimi vjen në një periudhë kur raportet Shkup–Sofje mbeten vendimtare për zhbllokimin e mëtejshëm të procesit eurointegrues të Maqedonisë së Veriut.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.