Shkupi i zgjat dorën Sofjes – a po shkrihet akulli mes Maqedonisë dhe Bullgarisë?
Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria po tentojnë të rikthejnë komunikimin politik pas një periudhe tensionesh. Ministrat e Jashtëm, Timço Mucunski dhe Velislava Petrova-Çamova, pritet të takohen në Sofje në kuadër të një konference për Korridor...
Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria po tentojnë të rikthejnë komunikimin politik pas një periudhe tensionesh. Ministrat e Jashtëm, Timço Mucunski dhe Velislava Petrova-Çamova, pritet të takohen në Sofje në kuadër të një konference për Korridorin 8.
Nisma për takimin erdhi nga Shkupi, pas këshillës së presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Kryeministri Hristijan Mickoski ka deklaruar se dialogu është e vetmja rrugë për të tejkaluar situatën, por nuk pret ndonjë rezultat të madh nga takimi.
Ndërkohë, marrëdhëniet mbeten të ndërlikuara. LSDM e akuzon Mickoskin se me deklaratat e tij për Bullgarinë po e vështirëson edhe më shumë komunikimin me Sofjen.
Takimi shihet si një përpjekje për të hapur sërish kanalin e dialogut, ndërsa rruga evropiane e Maqedonisë së Veriut vazhdon të mbetet e lidhur me marrëdhëniet me Bullgarinë.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.